Gerrard thotë se Emre Can po largohet, konfirmon transferimin e tij te Juve në verë?

Futboll

Gerrard thotë se Emre Can po largohet, konfirmon transferimin e tij te Juve në verë?

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 06:29
Emre Can

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, i ka forcuar akoma spekulimet se Emre Can do t’i bashkohet Juventusit.

Ka kohë që raportohet se mesfushori që e përfaqëson Gjermaninë ka arritur marrëveshje bazë për të kaluar te Zonja e Vjetër në verën e ardhshme, duke qenë se atij i përfundon kontrata me Redsat në fund të këtij sezoni.

Can nuk luajti kundër Portos për shkak të suspendimit, ndërsa ish-mesfushori anglez që tash ishte i angazhuar si ekspert nga BT Sport, ka folur rreth opsioneve të Jurgen Kloppit në mesfushë.

Strategu gjerman vendosi të luante në mesfushë me Henderson, James Milner dhe Georginio Wijnaldum, ndërsa Gerrard ka thënë se Liverpooli duhet të mësohet të luajë pa 24-vjeçarin.

Kur është pyetur se a do të mund të luajë Hendersoni pas transferimit të Naby Keitas nga RB Leipzigu, legjenda e ‘Të Kuqve’ la thënë: “Duhet të shohim çfarë do të ndodhë, sepse Emre Can po largohet dhe është e qartë se Keita po vjen”.

Gerrard mendon se Henderson luan futbollin më të mirë në një pozitë më të avancuar dhe beson se Can është përshtatur më shumë të luajë në pozitën e mesfushorit defensiv.

Liverpooli ka arritur marrëveshje me RB Leipzigun për transferimin e Keitas për 52 milionë funte (58.5 milionë euro) dhe ai do të luajë në Anfield nga korriku i këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat