Batatina provokon, ka një mesazh për trajnerët e papunë!

Futboll

Batatina provokon, ka një mesazh për trajnerët e papunë!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 12:38
Tahir Batatina

Kryetrajneri i kampionit vjeshtor, Llapi nga Podujeva, Tahir Batatina, në një farë forme provokon disa nga trajnerët që janë në pozita, duke dhënë një porosi për ata trajner që janë të papunë. Batatina është sikurse në qiellin e shtatë, sepse me skuadrën e tij mundën në “Riza Lushta” me rezultat 2:0 Trepçën ’89, kampion në fuqi, duke u kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Kosovës në futboll.

“Trajnerët e Kosovës që janë papunë, ju rrini të gatshëm se shumë shpejt kanë me u lirua pozitat për ju sepse ju jeni më të mirë. Ata që ju vërsulen Superligës shumë shpejt kanë me u rikthye përmes autobanit. Kanë menduar se janë superior dhe munden ta bëjnë diferencën kundër nesh, por jo, ne jemi më të përgatitur se ju dhe shumë shpejt ju riktheheni mbrapa sepse ne kemi kuadër të mira të trajnerë në Kosovë. Mos i nënvlerësoni trajnerët kosovar sepse kanë vizion më të mirë dhe janë ata që japin më shumë se ata që vinë për të bërë emër dhe karrierë tek ne, por kanë gabuar shumë sepse nuk kanë pyetur se kush qëndron përball tyre!!!!”, shkruan Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat