Ja çfarë i ishte afruar Ardian Koznikut nga Fadil Vokrri e Eroll Salihu

Futboll

Ja çfarë i ishte afruar Ardian Koznikut nga Fadil Vokrri e Eroll Salihu

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 15:16
Ardian Kozniku

Ardian Kozniku, ish futbollist i mirënjohur, i cili me kombëtaren e Kroacisë ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998, flitet se iu është afruar një post nga Federata e Futbollit e Kosovës. Sipas një burimit, bëhet fjalë për vitin 2014, ku kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm i këtij asociacioni, Eroll Salihu, i kanë afruar postin e drejtorit sportiv për grup-moshat e reja në kombëtaren e Kosovës.

Gjithnjë sipas burimit, Kozniku ka refuzuar këtë post, duke iu thënë, se unë nuk jam për këtë pozitë, por për postin e trajnerit të kombëtares të Kosovës.  “Kozniku i ka thënë Fadilit, në vitin 2014, se e ka marrë drejtimin e Shkëndijës së Tetovës dhe nuk është interesuar të ketë një post si drejtor sportiv për grup-moshat e reja dhe atë vetëm në letër”, ka thënë një burim për gazetën kombëtare “Bota sot”, që nuk do të identifikohet. “Erolli ia ka dërguar letrën me të gjitha detaje për drejtor sportiv atëkohë, por Kozniku nuk e kishte pranuar”, tregon ky burim.

“Kozniku nuk e pranoi postin, por Fadili i kishte thënë: Ardian, i ke dyert e hapura kur të duash”, ka thënë burimi. Merret vesh se Kozniku është i revoltuar shumë që po manipulohet me emrin e tij. “Kozniku është irrituar që manipulohet me emrin e tij dhe disa në FFK thonë, se iu ka dhënë një shans, faktikisht kurrfarë shansi Koznikut”, tregon burimi.   “FFK-ja përfundimisht ia ka mbyllë dyert Ardian Koznikut dhe as që e kontaktojnë”, bëhet e ditur nga ky burim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat