Icardi në dyshim për ndeshjen e fundjavës

Futboll

Icardi në dyshim për ndeshjen e fundjavës

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 16:00
Mauro Icardi

Kapiteni i Interit Mauro Icardi ka stërvitur i vetëm sot, duke e vënë në dyshim paraqitjen e tij në ndeshje ndaj Genoas këtë fundjavë.

Sulmuesi argjentinas ka munguar në dy ndeshjet e fundit shkaku i lëndimit, por Inter shpresonte se ai do të rikthehej për ndeshje ndaj Genoas.

Megjithatë, Sky raporton se Icardi përsëri ka stërvitur i vetëm në qendrën stërvitore “Appiano Gentile”, duke e vënë në dyshim paraqitjen e tij në udhëtim te Genona të shtunën mbrëma. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat