Tottenhami, rritje page Pochetinos

Futboll

Tottenhami, rritje page Pochetinos

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 16:01
Mauricio Pochettino

Te Tottenham nuk dëshirojnë të humbasin trajnerin Mauricio Pochettino. Drejtuesit e “Spurs” kanë nisur punën për rinovimin e kontratës me teknikun argjentinas, duke parë edhe interesin e madh nga shumë klube të tjera europiane.

Numri një i klubit anglez, Daniel Levy, është shumë i kënaqur me punën e Pochettino, dhe për ta bindur për të qëndruar kërkon t’i përmirësojë pagën vjetore duke e rritur atë në 7.5 milionë euro në sezon, nga 6.1 milionë që përfiton aktualisht, teksa kohëzgjatja e saj do të jetë deri në vitin 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat