Milani interesohet për mesfushorin e Dortmundit

Futboll

Milani interesohet për mesfushorin e Dortmundit

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 17:23
Dortmund

Raportohet se Milani është i interesuar në Marco Reusin e Borussia Dortmundit, të cilit i mbaron kontrata më 2019.

Drejtori sportiv i “Kuq e zinjve”, Massimiliano Mirabelli, ka qëndruar në Gjermani këtë javë, me Calciomercato.com që raporton se ai ka pyetur për Reus dhe Julian Weigl.

Ky i fundit shihet si objektiv shumë i vështirë për t’u arritur, pasi ai do të kushtonte të paktën 50 milionë euro dhe do të ketë konkurrencë nga Manchester City, Manchester Unitedi dhe Barcelona.

Për Reus, megjithatë, marrëveshja mund të jetë më e arritshme pasi ai sapo është kthyer nga një lëndim i gjatë dhe do të jetë lojtar i lirë më 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat