Plisat në Pejë, për të protestuar për këtë tragjedi...

Futboll

Plisat në Pejë, për të protestuar për këtë tragjedi...

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 17:50
Logo e Plisave

Kryendeshja e javës së 19-të në elitën e futbollit të Kosovës, do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, ku Prishtina si vendas takohet me kampionin vjeshtor Llapi nga Podujeva. Prishtina lufton për fitore e për të marrë kreun, kurse Llapi që ta ruajë atë. Por çështja tjetër është se tifozët e flaktë të Prishtinës, “Plisat” do të udhëtojnë në Pejë edhe për një mision tjetër. “Pritjes i erdh fundi por sfidat për ‘Plisat’ nuk kanë fund.

Si rezultat i mos punës dhe neglizhencës kolektive, stadiumi jonë ende nuk ka përfunduar punimet. Prishtina ndeshjet si vendas tani i luan në Pejë.

Ndeshjen e parë të kësaj sezone e luajmë kundër Llapit.

Do të shkojmë në Pejë jo vetëm për ta përkrahur Prishtinën, po edhe për të protestuar për këtë tragjedi në të cilën po jetojmë dhe veprojmë.

Ju hiqni e ngjitni flamuj se ajo është më e lehte për ju. Më e lehtë është Përçarja. Ne do të jemi në Pejë, për Prishtinën tonë. Për të drejtën tonë për një stadium. Një stadium që nuk po keni kaçik ta përfundoni, e Zoti e din se kur do ta përfundoni.

Prishtina - Llapi

Të dielën në ora 12:30, krejt Plisat në Pejë”, shkruan Albert Kastrati, kryetar i “Plisave”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat