Ai që shënon gol qeras me bakllava ekipin, po kush e bëri?

Futboll

Ai që shënon gol qeras me bakllava ekipin, po kush e bëri?

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 18:54
Nuhiu dhe futbollistët nuk kanë kohë për të humbur

Skuadra e Shkupit me sukses e ka filluar sezonin pranveror, duke shënuar fitore të lartë ndaj Akademija Pandevit 5:2.

Por trajneri Ardian Nuhiu dhe futbollistët nuk kanë kohë për të humbur, pasi e diela (18.02.2018), sjell duelin e javës së 20-të, kur përsëri në stadiumin “Boris Trajkovski”, në lagjen Maxhari të Shkupit mysafire është lideri aktual i tabelës, KF Shkëndija e Tetovës.

Pikërisht sot skuadra është kompletuar, pasi që në stërvitje janë paraqitur edhe përforcimet e fundit, si Toni Tipuriç, Emre Can Atila dhe ardhja e fundit, futbollisti 20 vjeçar, Valentin Kocoski, i cili vjen nga skuadra e Horizont Turnovës.

Futbollistët në një atmosferë shumë pozitive dhe relaksuese zhvilluan stërvitjet, ndërsa në fund tani më është bërë rregull e pashkruar, që ai i cili shënon gol qeras me bakllava ekipin, ndërsa sot ishte radha e Bllazhe Ilijoskit, ndërsa radhën e kanë edhe Alen Jasharoski dhe Kristijan Stojkoski.

Skuadra vazhdon me përgatitje edhe ditëve në vazhdim, që ndeshjen e të dielës ta presin sa më të përgatitur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat