Champions League, formacioni i javës

Futboll

Champions League, formacioni i javës

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 20:13
Mane, Firmino dhe Salah

Mane, Firmino dhe Ronaldo e udhëheqin sulmin në formacionin e javës në Champions League.

UEFA ka publikuar formacionin e javës në Champions League pas katër ndeshjeve të para, që u zhvilluan të martën dhe të mërkurën.

Në formacionin më të mirë gjenden katër lojtarë të Liverpoolit, që e shkatërroi Porton 5-0 dhe katër lojtarë gjithashtu të Manchester City, që e mposhti 0-4 në udhëtim Baselin e Taulant Xhakës dhe Albian Ajetit.

Real Madridi, që e mposhti 3-1 PSG-në, përfaqësohet me dy lojtarë në këtë formacion, ndërsa aty gjendet edhe një i Tottenham, Eriksen, që i shënoi gol të bukur Juventusit në barazimin 2-2 në Torino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat