“Fenomeni” shkon në ndihmë të yllit të Premier League

Futboll

“Fenomeni” shkon në ndihmë të yllit të Premier League

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 20:45
Ronaldo

Gabriel Jesus, sulmuesi i Manchester City, i cili po rikuperon nga një dëmtim në gju, ka kërkuar këshilla nga “Fenomeni” Ronaldo, që është edhe idhulli i tij: “Ka qenë idhulli im dhe kam pasur mundësinë ta njoh personalisht”, ka thënë Jesus.

“Është një njeri i përulur dhe shumë i gatshëm. Jam krenar që kam marrë këshillat dhe ndihmën e tij. Nuk dua të nxitoj, edhe pse gjuri është shumë delikat dhe nuk kisha pësuar dëmtime më parë aty. Duhet të kujdesem për veten në mënyrë që të kthehem në 100% të formës. Nuk jam ndier mirë gjatë kësaj kohe, por tani gjithçka ka kaluar”, ka thënë braziliani.

Sulmuesi, para se të pësonte dëmtimin serioz, ka luajtur 27 ndeshje në këtë sezon me skuadrën e Pep Guardiola dhe ka realizuar në total 10 gola, të shoqëruar nga 4 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat