Zyrtare: Skocia bëhet me trajner të ri

Futboll

Zyrtare: Skocia bëhet me trajner të ri

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 20:50
Gordon Strachan

Kombëtarja e Skocisë është bërë me trajner të ri, pas largimit të Gordon Strachan.

Sipas mediave angleze, trajneri i ri i Skocisë do të jetë Alex McLeish. 

McLeish ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare deri më 2020, me mundësi vazhdimi.

59-vjeçari ishte trajner i Skocisë në vitin 2007, ku qëndroi vetëm disa muaj duke u larguar pastaj për në Birmingham City. Ai ishte trajner edhe i klubeve si: Aston Villa, Nottingham, Genk dhe Zamelek.

Kujtojmë se Skocia do të jetë në grup me Shqipërinë dhe Izraelin në Ligën e Kombeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat