Rezultatet e të gjitha ndeshjeve në Europa League

Futboll

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve në Europa League

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 23:08
Europa League

Napoli ka pësuar humbje 1-3 midis Italisë nga RasenBallsport Leipzig.

Milani, Arsenali e Atletico Madridi nuk kanë lejuar befasi në ndeshjet e para në Europa league, duke qenë edhe më afër kualifikimeve në mesin e 16 më të mirave, pas rezultateve fantastike të marra pas 90 minutave të parë.

Arsenali e mposhti Oestersundsin 3-0, me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Milani kundër Ludogorets Razgrad.

Borussia Dortmundi e mposhti 3-2 Atalantan, ndërsa Atletico Madridi e shkatërroi Kopenhagenin duke e mposhtur 4-1.

Por, befasia e mbrëmjes ishte Napoli, që humbi në shtëpi 1-3 dhe duket larg ëndrrës Europa League, pasi në Gjermani duhet të triumfojë 0-3, rezultat i vështirë ky për t’u arritur ndaj një skuadre në top formë si RasenBallsport Leipzig.

Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen javën e ardhshme.

Ja rezultatet e 16 takimeve:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat