Statistikat tregojnë se sa keq janë raportet mes Cavanit, Neymarit dhe Mbappes

Futboll

Statistikat tregojnë se sa keq janë raportet mes Cavanit, Neymarit dhe Mbappes

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 06:53
Mbappe, Cavani, Neymar

Të dhënat statistikore tregojnë se marrëdhëniet mes Cavanit, Neymarit dhe Mbappes nuk janë aspak të mira.

Paris Saint Germain edhe pse bëri një lojë të mirë në ‘Santiago Bernabeu’, u mposht 3:1 nga Real Madrid në ndeshjen 1/16 të Ligës së Kampionëve, me dy gola të shënuara nga Cristiano Ronaldo dhe një gol nga Marcelo i shënuar në fund të takimit.

Kjo përballje vuri në dukje edhe një herë raportet jo të mira mes sulmuesve të PSG-së.

Ardhja e Neymar verën që shkoi, ka lëkundur pozitën e Cavanit në ‘Parkun e Princave’, diçka që po vërehet në çdo ndeshje.

Media franceze ‘Canal+’ ka analizuar lojën e sulmuesve të PSG-së në ndeshjen ndaj Real Madridit, ku shfaqen edhe raportet e tyre jo të mira.

Sipas statistikave të ‘Canal +’, shihet se Cavani nuk e kaloi asnjëherë topin te Neymar, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe Mbappe për uruguaianin.

Ndërsa Neymar, edhe pse luajti në krah, njëjtë sikurse Mbappe, bëri tetë pasime te ky i fundit.

Ndeshja e kthimit në Francë mes PSG-së dhe Real Madridit luhet më 6 mars.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat