Plani i Skënderbeut

Futboll

Plani i Skënderbeut

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 10:35
Klubi i futbollit Skënderbeut

Klubi i futbollit Skënderbeut nga Korça momentalisht e ka të vështirë të bëjë ndonjë lëvizje zyrtare. Kjo për faktin e thjeshtë se nuk ka ende nuk një vendim të prerë pas kërkesës së oficerëve të Etikës për dënimin me 10 vite dhe 1 milionë euro gjobë.

Për aq kohë sa nuk ka një vendim të formës së prerë, klubi i Skënderbeut nuk mund të bëjë asnjë manovër konkrete.

Natyrisht, janë duke u marrë masat që në rast të ndonjë dënimi (qoftë edhe shumë më të butë sesa pretendimi i Etikës), klubi të mund ta apelojë çështjen, por për momentin thjesht do të presë dhe do të luftojë që të mundë me çdo kush në KAS FSHF-në… Po, po, pikërisht Federatën Shqiptare të Futbollit.

Dikush, me të drejtë, mund të thotë se ç’lidhje ka kjo me pretendimet e Komisionit të Etikës, por në fakt klubi i Skënderbeut shpreson shumë që ta fitojë gjyqin me FSHF-në për çështjen e titullit kampion në vitin 2015- 2016.

Nëse ndodh kështu, pra, Skënderbeu rimerr zyrtarisht atë titull të hequr nga federata, do të mund ta përdorë si një “kalë beteje” në Apelin e FIFA-s nëse merr një tjetër dënim nga UEFA.

Argumenti do të jetë pak a shumë ky: “U dënuam nga UEFA dhe FSHF-ja duke mos marrë pjesë në Europë dhe duke na u hequr titulli kampion, por në fund KAS-i na dha të drejtë ne”. Kjo pritet të jetë një nga manovrat e klubit korçar.

[skenderbeu takaj]

VERSIONI I DYTË Skënderbeu është duke i marrë masat për më të keqen. Pra, duke llogaritur që do të vijë një dënim tjetër, i cili mund të jetë edhe më pak se sa 10 vite, por gjithsesi me pasoja të rënda.

Manovra mund të kopjohet nga Italia. Pak vite më parë edhe klubi i Atalantës u përfshi në një investigim për trukime dhe u vërtetua se kjo kishte ndodhur.

[Takaj - Filo tribune]

Atalanta dhe shumë klube të tjera, kryesisht të kategorive inferiore, ua kaluan përgjegjësinë futbollistëve duke u distancuar nga veprimet e tyre, pasi nuk kishte asnjë provë që të lidhte drejtuesit dhe të faktohej se dënimi ishte bërë i organizuar apo me “bekimin” e drejtuesve.

Atalanta u dënua në vitin 2011 me heqjen e 7 pikëve, ndërsa ishkapiteni i saj, Kristiano Doni u dënua me tri vite e gjashtë muaj pezullim.

Kjo manovër i shpëtoi disa nga ekipet nga rënia dhe nga një dënim drastik, por faturën e morën futbollistët. Ky është një tjetër opsion që Skënderbeu mund ta përdorë nëse do të bindet se kjo është rrugë shpëtimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat