Pesë ndeshje të dielën, një të hënën në elitën e futbollit të Kosovës

Futboll

Pesë ndeshje të dielën, një të hënën në elitën e futbollit të Kosovës

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 14:14
Pamje nga një ndeshje

Të dielën fillon stinori pranveror në Vala Superligën e Kosovës në futboll, ku do të zhvillohen pesë ndeshje, derisa të hënën do të luhet një ndeshje. Skuadra kryesuese në renditje, Llapi do të jetë mysafire e Prishtinës, që zë pozitën e dytë, në një ndeshje e cila mund të bëjë ndërrim të liderit pas kësaj jave. Me kërshëri pritet të madhe pritet edhe sfida ndërmjet Dritës dhe Feronikelit, skuadra këto të renditura në pozitat 3 dhe 4 në renditje, por joshëse dhe me interes janë edhe ballafaqimet tjera, ku secila prej skuadrave synon ta nis stinorin pranveror me këmbë të mbarë.

Vala Superliga, java 19-të
E diel, 18 shkurt

Drenica – Besa
Liria – Vllaznia
Prishtina – Llapi
Trepça’89 – Vëllaznimi
Drita – Feronikeli

E hënë, 19 shkurt
Flamurtari – Gjilani
Ndeshjet fillojnë në orën 12:30

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat