FSHF “lan duart”: Çështja i përket drejtpërdrejt klubit të Skënderbeut…

Futboll

FSHF “lan duart”: Çështja i përket drejtpërdrejt klubit të Skënderbeut…

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 14:39
Logo e FSHF

E paralajmëroi për dje një reagim në lidhje me çështjen “Skënderbeu”, për të cilin inspektorët e Etikës dhe Disiplinës në UEFA kanë kërkuar pezullim 10-vjeçar nga Kupat e Europës dhe gjobë 1 milion euro, por ka reaguar vetëm sot. FSHF-ja ka bërë deklaratën zyrtare në lidhje me një dënim drastik që i kanoset klubit korçar të futbollit, por edhe imazhit të mbarë futbollit shqiptar: “FSHF kërkon të informojë opinionin publik në lidhje me zhvillimet më të fundit, të publikuara në shtyp për çështjen e Skënderbeut. Gjatë ditës së djeshme, por edhe sot, FSHF ka marrë informacionet e nevojshme lidhur me dokumentin e publikuar, i cili është relacioni i inspektorëve  të UEFA-s drejtuar Komisionit të Disiplinës dhe jo një vendim disiplinor. Informacione këto, të domosdoshme për të patur një qëndrim të konsultuar institucional dhe publik. Ndonëse FSHF po e ndjek me vëmendje ecurinë e procesit disiplinor ndaj Skënderbeut, vlen të theksohet se kjo është një problem që i përket drejtpërdrejt klubit anëtar (Skënderbeu) dhe vetë UEFA-s. FSHF do të jetë e hapur për çdo vendim disiplinor që mund të vijë në rrugë zyrtare nga trupat gjykuese të UEFA-s për rastin në fjalë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat