Chelsea “vajton” largimin e Batashuayit

Futboll

Chelsea “vajton” largimin e Batashuayit

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 16:08
Michy Batshauayi

Për tu rikthyer tek Michy Batshauayi, transferimi i tij në Bundesligë ka dhënë impakt direkt në sulmin e verdhezinjve, madje në disa raste ka qënë pikërisht belgu heroi i klubit gjerman.

Quhet Michy Batshuayi ose ndryshe makineria e golave. Atalanta ishte viktima e fundit e sulmuesit të Borussia Dortmund në takimin e ditës së enjte në fazën e 1/16 të Europa League.

Dy golëshi i sulmuesit belg, ndoshta ka bërë teknikun e Chelsea, Antonio Conte të pendohet që vendosi ta largonte lojtarin nga radhët e Bluve të Londrës. Në tre ndeshjet e para me fanellën e Dortmundit, BatshuayI ka mundur të shënojë pesë gola dhe të dhurojë një asist. Me ardhjen e belgut, klubi gjerman duket se e ka harruar shpejt largimin e Aubameyang, ndërsa te Chelsea pavarësisht afrimit të Oliver Giroud, situata nuk është nga më të mirat.

Blute e Londrës nuk po kalojnë një periudhë pozitive. Dy humbje në tre ndeshjet e fundit në Premier League. Vendi i parë duket utopi, ndërsa zona Champions është në rrezik. Italiani Conte nuk ndihet i qetë, krahas mungesës së rezultateve, debatit i shtohet dhe merkato e dobët, ku pakënaqësitË kanë qënë të mëdha nga ana trajnerit, gjithashtu  ndikon dhe pjesa që tekniku është pranë shkarkimit.

Për tu rikthyer tek Michy Batshauayi, transferimi i tij në Bundesligë ka dhënë impakt direkt në sulmin e verdhezinjve, madje në disa raste ka qënë pikërisht belgu heroi i klubit gjerman. Dy ndeshje në kampionat dhe një në Europë. Bilanci? Pesë gola, një prej tyre që në ndeshjen debutuese si dhe një asist, transmeton “SuperSport.al”.

Dortmundit i është rikthyer buzëqeshja, ndërsa Conte ndjen brenda vetes peshën e fajin që lejoi largimin e sulmuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat