Bledi Shkëmbi, ka përkrahje të fuqishme të Kryesisë

Futboll

Bledi Shkëmbi, ka përkrahje të fuqishme të Kryesisë

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 16:56
Bledi Shkëmbi, ka përkrahje të fuqishme të Kryesisë

Kryesia e klubit të futbollit Liria nga Prizreni, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të enjten, ku ka analizuar ndeshjen e 1/8 së DigitAlb Kupës së Kosovës, luajtur në Vushtrri dhe pasojat nga eliminimi. Po ashtu, u bisedua edhe për përgatitjet për ndeshjen e së dielës me Vllazninë.
Konstatim unik ishte se djelmoshat e drejtuar nga Bledi Shkëmbi dhanë gjithçka nga vetja, duke rrezikuar edhe shëndetin në ato kushte mizore. “Terreni i papërshtatshëm, i mbuluar me baltë e ujë,që më shumë gjasonte në një kënetë, pamundësoi që në shprehje të vinte kualiteti.
Ndërkohë, Kryesia e KF Liria, reagon fuqishëm edhe ndaj disa portaleve vendore e atyre lokale sikur edhe disa tv lokale, që në mungesë të temave, po mundohen të ‘shpikin’ tema me gënjeshtra.
‘Nuk është e vërtetë që Kryesia po e mendon shkarkimin e Bledi Shkëmbit, siç thuhet në këto mjete, që prodhojnë dezinformata dhe që janë të dëmshme për opinionin publik dhe as që i bëjnë nder vetë sajuesve të këtyre lajmeve.Ne, jemi të kënaqur me punën profesionale të Shkëmbit. Paoshtu, marrëdhëniet me Komunën janë në nivelin e duhur, ku kryetari Mytaher Haksuka, ka pritur drejtues të KF Liria, sikurse edhe zyrtarë të DKRS-së në Prizren, që kanë premtuar vazhdimin e përkrahjes sikurse edhe në të kaluarën, që Komuna ka dhënë për KF Liria.
Liria, hedhë poshtë spekulimet dhe kërkon nga mbështetësit e skuadrës, që bashkarisht t’i kthehen betejave kampionale”, thuhet nga KF Liria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat