Bayern Munich e transferon për një çmim shumë të lirë James Rodriguezin

Futboll

Bayern Munich e transferon për një çmim shumë të lirë James Rodriguezin

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 17:01
James Rodriguez

James Rodriguez katër vite më parë ishte njëri nga futbollistët më të shtrenjtë në botë, ku pas një performance të shkëlqyer në Kupën e Botës, ishte transferuar në Real Madrid nga Monaco.

Real Madrid që atëkohë drejtohej nga Carlo Ancelotti, shpenzoi në transferimin e James Rodriguez 80 milionë euro.

Ardhja e Zidane në krye të Real Madrid, bëri që James Rodriguez të humb vendin e titullarit, ndërsa verën e kaluar u dha huazim te Bayern Munich, me të drejtë blerje.

E të drejtën për ta blerë James Rodriguez, sipas medieve gjermane Bayern Munich do ta shfrytëzojë këtë verë, duke i ofruar Real Madridit 40 milionë euro për shërbimet e 26 vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat