Bersant Celina, futbollisti i parë që uron për 10 vjetorin e pavarësisë

Futboll

Bersant Celina, futbollisti i parë që uron për 10 vjetorin e pavarësisë

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 19:44
Bersant Celina

Bersant Celina është futbollisti i parë i Kosovës që ka uruar për 10 vjetorin e pavarësisë.

Kosova, nesër (e shtunë) më 17 shkurt, feston përvjetorin e 10-të të shpalljes së pavarësisë.

Celina, që është një nga lojtarët më të dashur të tifozëve të Kosovës, ka zgjedhur llogarinë e tij të Facebook për të uruar përvjetorin e pavarësisë.

“Urime 10 vjetorin e pavarsis Kosove <3Happy 10th anniversary of independence Kosovo”, ka shkruar Celina.

Kujtojmë se Bersant Celina, është ndër lojtarët e parë që ka pranuar thirrjen për t’iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës, madje edhe kur kjo e fundit nuk ishte e pranuar në UEFA dhe FIFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat