Higuain: “Refuzojmë kritikat e kota dhe ecim përpara”

Futboll

Higuain: “Refuzojmë kritikat e kota dhe ecim përpara”

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 10:13
Gonzalo Higuain

Vetëm pak ditë përpara derbit ndaj Torinos, bomberi i Juventus, tashmë jo vetëm në Seria A, por edhe në Europë, Gonzalo Higuain ka shpërthyer, kësaj here në rrjetet sociale.

“Ecim gjithmonë përpara, duke dëgjuar gjithmonë vetëm kritikat konstruktive, jo ato distruktive”. Një koment sa motivues, aq edhe kundërpërgjigje ndaj kritikave.

Sulmuesi argjentinas i bardhezinjve, Higuain rikthehet kështu mbi gjykimet negative që gjurmojnë çdo paraqitje të Juventus, që nuk finalizohet me fitore. “Faleminderit të gjithëve, për shumë mesazhe të ngrohta dhe mbështetëse. Ditë të mbarë të gjithëve”, ka shkruar bomberi i “Zonjës së Vjetër” në llogarinë e tij në Instagram. Një ripozicionim disi i zbutur ky i “Pipita” në raport me atë të publikuar një ditë pas barazimit 2-2 ndaj Tottenham, kur kritikoi të gjithë ata “që gjykojnë të ulur në divan, ose karrige”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat