Mbrëmjen e sotme, Inter do të udhëtojë në transfertën delikate të Genoas. Zikaltërit, pas 5 barazimeve radhazi në kampionat, mundën të riktheheshin tek suksesi në ndeshjen e fundit ndaj Bolognës.
3 pikë shumë të rëndësishme që e mbajnë skuadrën në zonën Champions, ndërkohë ndalesa e radhës për ta do të jetë Genoa. Ekipi i Davide Ballardini vjen në këtë duel pas dy fitoreve radhazi, me skuadrën që ka treguar një formë mjaft të mirë fizike.
Në takimin e parë mes dy skuadrave, zikaltrit fituan me rezultatin minimal 1-2, ndërsa sonte Spalletti do të përballet edhe me mungesën e dy lojtarëve gol të tij, Icardi dhe Perisiç.