Perez me ofertë marramendëse për Hazardin

Futboll

Perez me ofertë marramendëse për Hazardin

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 21:30
Eden Hazard

Real Madrid janë të gatshëm të diskutojnë edhe emrat e disa lojtarëve me Chelsean në një marrëveshje shkëmbimi plus të holla për yllin e tyre, Eden Hazard.

Reprezentuesi i Belgjikës është një objektiv afatgjatë për gjigantët spanjollë dhe kjo gjë nuk është më një sekret.

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, klubi mbretëror janë të gatshëm të paraqesin një marrëveshje shkëmbimi për Hazard.

Florentino Perez dëshiron të zvogëlojë çmimin e kërkuar nga Chelsea për yllin e Belgjikës dhe presidenti i Realit është i gatshëm të ofrojë edhe ndonjë lojtarë.

Tre yje të Realit thuhet se janë në mendjen e presidentit Perez për t’ia ofruar Bluve të Londrës si pjesë të marrëveshjes për transferimin e belgut.

Mesfushori spanjoll Isco, sulmuesi nga Uellsi, Gareth Bale dhe francezi Karim Benzema janë lojtarët që mund t’i shtohen shumës së parave të gatshme për ta transferuar Hazardin në Santiago Bernabeu.

Perez dëshiron të heqë qafe të tre yjet e Realit pasi është ngopur nga ta dhe ai është i etur për të përdorur njërin prej tyre për të përfunduar marrëveshjen për Hazardin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat