Barça, Valverde: “E rëndësishme fitorja, jo loja!”

Futboll

Barça, Valverde: “E rëndësishme fitorja, jo loja!”

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 22:34
Ernesto Valverde

Dy barazimet e njëpasnjëshme në kampionat e detyronin Barcelonën të fitonte sot me çdo kusht në përballjen ndaj Eibar dhe kjo gjë u konfirmua pas triumfit të skuadrës blaugrana, edhe nga vetë trajneri i katalanasve Ernesto Valverde. Ky i fundit, në konferencën për mediat e bëri të qartë se gjëja më e rëndësishme për atë pas dy barazimeve, nuk ishte loja e bukur, por rezultati fitues.

“Këtu vuan e gjithë bota, jo vetëm ne. Së fundmi Atlético erdhi dhe fitoi në minutën e fundit, ndërsa ne vuajtëm sepse ata na “vodhën” shumë terren në fushën tonë, ndërsa ne duhej të kapërcenim edhe presionin. Kishte momente të vështira gjatë ndeshjes, por gjithsesi është e pranueshme në një sezon”, u shpreh trajneri i Barcelonës, Valverde.

“Ideja jonë ishte që të kapërcenim presionin, sepse me të kaluar në avantazh, mund të arrinim më lehtë tek ata dhe me më shumë opsione. E bëmë këtë gjë 4-5 herë dhe patëm raste. Gjithsesi ishte e vështirë”, deklaroi Valverde, i cili në lidhje me rekordin prej 31 ndeshjesh në seri pa humbje deklaroi: “Jemi të lumtur me mënyrën si po shkojnë gjërat, ndonëse duke vuajtur në ndeshje të tilla, por besoj se ky është një idnikacion se po bëjmë punë të mirë, pavarësisht vështirësive nga dita në ditë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat