Xavi del kundër Ronaldo: Nuk është më i mirë se Neymar!

Futboll

Xavi del kundër Ronaldo: Nuk është më i mirë se Neymar!

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 15:42
Neymar

Ish-“ylli” i Barcelonës, Xavi Hernandez, beson se Neymar luajti më mirë se Cristiano Ronaldo kur Paris Saint-Germain u ndesh me Real Madrid, ditën e mërkurë. Ronaldo shënoi dy gola në përmbysjen 3-1 të “Los Blancos” bënë ndaj francezëve. “CR7” mori lëvdata për paraqitjet e tij, ndërsa Neymar u kritikua, por Xavi, që aktualisht luan në Katar me Al Sadd, nuk është dakord me këtë vlerësime.

[Neymar failed to get on the scoresheet as PSG lost in the Champions League on Wednesday]

“Thanë se Cristiano ishte shumë më mirë se Neymar, por kjo nuk është e drejtë. Ronaldo nuk është më i mirë se Neymar. Ai shënoi një gol me penallti dhe një gol fatlum me gju. Por Neymar krijoi më shumë situata të rrezikshme se Ronaldo. Kundërsulmet e PSG ishin të rrezikshme prej Neymar dhe nuk mendoj se paraqitja e tij ishte më e dobët se ajo e Cristiano, përkundrazi ai luajti më mirë,” – tha Xavi.

[Xavi believes that his former Barcelona team-mate Neymar had a better game than Ronaldo]

Xavi, i cili ka fituar tetë herë titullin kampion dhe katër herë Champions League me Barcelonën, mendon se Real nuk ishte më lart se PSG dhe çështja kualifikimit mbetet e hapur. “Ndaj Realit nuk duhet të humbasësh rastet që të krijohen. Ky ishte gabimi i vetëm i PSG. Ata u mposhtën 3-1 në një ndeshje që duhet të mbyllej 1-1, 2-2 ose 2-1 për Parisin. Gjithçka mund të ndodh në ndeshjen e kthimit dhe nuk mendoj se Real është më i fortë se PSG.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat