Heynckes: Vuajtëm, por ishim gjithnjë superiorë ndaj Wolfsburgut

Futboll

Heynckes: Vuajtëm, por ishim gjithnjë superiorë ndaj Wolfsburgut

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 16:32
Heynckes

Trajneri i skuadrës së Bayern Mynih, Jupp Heynckes, ka deklaruar se pavarësisht fitores së vështirë që skuadra e tij arriti dje ndaj Wolfsborg, 2:1 në fushën e kësaj të fundit, është gati për të debutuar këtë vit në Champions League.

Kampionët e Bundesligës do të presin ditën e martë në fushën e tyre turqit e Beshiktash, një sfidë që parashikohet e lehtë për bavarezët. “Vuajtëm, por ishim gjithnjë superiorë ndaj Wolfsburg, pasi ne e kishim kontrollin e lojës, por pa qenë agresivë përpara. Kur hyri Muller situata ndryshoi, pasi ishim më fluidë në lojën tonë dhe më të shpejtë, duke e merituar fitoren”, tha trajneri Heynckes.

Më tej, trajneri i Bayern, shtoi: “Mësuam shumë nga kjo ndeshje, gabime që nuk duhet t’i përsëritim më, sidomos kur luajmë në Europë, pasi mund të ndëshkohemi keq. Gjithsesi, unë kam besim te skuadra se do të arrijë të tregojë karakter në fushë në Champions, ku nuk duhet të bëjmë asnjë gabim në fushë. Duhet të jemi të qenë dhe t’i marrim ndeshjet një e nga një, por në këtë sfidë ndaj Beshiktash nuk duhet të dështojmë, për ta patur më të lehtë në sfidën e kthimit”, u shpreh më tej trajneri Jupp Heynckes. Bayern fitoi ndaj Wolfsburg dje në Bundesligë falë një goli në minutën e fundit, nga pika e bardhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat