Gomis humb ndjenjat gjatë ndeshjes me Galatasarayn, por arrin të luajë për 90 minuta

Futboll

Gomis humb ndjenjat gjatë ndeshjes me Galatasarayn, por arrin të luajë për 90 minuta

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 00:24
Momenti kur sulmuesi humbi ndjenjat (Foto: GettyImages)

Bafetimbi Gomis është një nga emrat më të njohur të futbollit francez dhe disa skuadrave evropiane në vitet e fundit.

Përveç golave të tij, festave unike është shpesh herë bëhet lajm për problemet shëndetësore që i shfaqen në fushë gjatë ndeshjeve.

Ai është pjesë e Galatasarayt dhe gjatë ndeshjes ndaj Kasimpasa në Super Ligën turke, humbi ndjenjat gjatë takimit.

Në minutën e shtatë të takimit ai ra në tokë pa ndenja, por pas intervenimit të mjekëve arriti të marrë vetën dhe kështu luajti deri në fund të ndeshjes.

Në fund Gallata humbi me rezultat 2-1, ndërsa Gomis është golashënuesi më i mirë në ligë me 17 gola.

Vlen të theksohet se sulmuesi francez ka një histori me probleme të tilla shëndetësore. Ai vuan nga sinkopa vazovagale, që është një formë e rënies së menjëhershme të shtypjes së gjakut.

Gjatë vitin 2009 ai kishte humbur ndjenjat tri herë gjatë një viti.

Image
Gjendja e Gomis u përmirësua dhe ai u lejua të vazhdojë ndeshjen
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat