Hazard: Real dhe PSG? Jam i lumtur në Londër

Futboll

Hazard: Real dhe PSG? Jam i lumtur në Londër

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 06:51
Eden Hazard

Eden Hazard vijon të jetë protagonist me Chelsean, ndërsa e ardhmja e tij lidhet gjithmonë e më shpesh me klube si Reali i Madridit dhe PSG-ja. Gjithsesi, vetë sulmuesi anësor belg, ka vendosur të sqarojë njëherë e mirë pozicionin e tij dhe të shuajë zërat e merkatos, që për të janë thuajse të përditshme.

“Dëgjoj shpesh të flitet se do shkoj te Reali apo te PSG-ja. Ato janë dy klube shumë të mira, por unë luaj te Chelsea dhe jam shumë i lumtur. Tifozët më respektojnë dhe mbështesin, skuadra më vlerëson dhe familja ime ndihet mirë me jetesën në Londër, ndaj për momentin nuk kam ndërmend të lëviz. Unë nuk e përjashtoj transferimin, por kjo do të vijë kur të dua unë, jo kur të duan të tjerët, ndaj për momentin mund të them se jam i përqendruar të respektoj kontratën me Chelsean”, u shpreh belgu Hazard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat