Maliqi: Pata goditje dhe provokime nga ana e kundërshtarit

Futboll

Maliqi: Pata goditje dhe provokime nga ana e kundërshtarit

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 10:29
Behar Maliqi

Behar Maliqi prej futbollistëve më të mirë në Kosovë, ka sqaruar situatën e tij në ndeshjen kundër Dritës nga Gjilani. Futbollisti i Feronikelit nga Drenasi është ndëshkuar me karton të kuq në këtë sfidë, ku pësuan humbje me rezultat 1:0, në kuadër të javës së 19-të të elitës.  “Pas ndeshjes Drita - Feronikeli, e pashë të arsyeshme të sqaroj sjelljet dhe reagimin tim gjatë ndeshjes. Fillimisht, dua t’i kërkoj falje Kryesisë së klubit, Shtabit teknikë,

Tifozëve të Feronikelit – ‘Tigrave te zi’, të gjithë sportdashësve të futbollit të Kosovës dhe sidomos bashkëlojtarëve të mi të cilët i lashë me 10-të lojtar, dhe isha fajtori kryesor për humbjen e ndeshjes. Në reportazhet e ndeshjes shihet reagimi im josportiv, mirëpo nuk shihen disa sekonda të mëparshme të ndeshjes ku pata goditje dhe provokime nga ana e kundërshtarit.

Gjithsesi pranoj se nuk ka justifikim që të sillem në atë mënyrë, dhe nuk duhet të më ndodh mua si një lojtar me eksperiencë. Këto sjellje nuk janë në karakterin tim dhe në kulturën time. Prandaj dua të shpreh keqardhjen time për reagimin në ndeshje”, shkruan Maliqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat