Balotelli lodhet nga Franca

Futboll

Balotelli lodhet nga Franca

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 11:37
Balotelli

Kartoni i verdhë, i marrë javën e shkuar kundër Dijonit nuk është kapërcyer ende nga Mario Balotelli. Sulmuesi i Nices, pasi vuri në dijeni arbitrin për prezencën e koreve raciste, përfundoi i ndëshkuar, duke e tërbuar.

Sipas “The Sun”, sulmuesi italian ndihet i margjinalizuar në Francë dhe qëllimi i tij është të rikthehet në Itali. Interi dhe Milani janë gati që t’i japin një tjetër rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat