Ja klubet e para që i thanë jo garave me Serbinë!

Futboll

Ja klubet e para që i thanë jo garave me Serbinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 12:45
Pamje nga një ndeshje e asaj kohe

Fillim vitet e 90-ta do të mbeten në kujtesën e secilit dashamirë të flaktë sportiv! Periudhë që nuk harrohet, sepse ishgte koha kur nisën edhe luftërat në ish Jugosllavi.

Kroatët e sllovenët janë skuadrat e para me renome të futbollit që i thanë jo garave me klubet e Serbisë në futboll, duke iu bashkuar edhe Prishtina, që atëkohë luajti rol të madh edhe në pavarësimin e futbollit nga ai serbosllav.

Klubet e para që i thanë jo garave me Serbinë: klubet nga Kroacia - Hajduku i Splitit, Dinamo Zagreb, Rijeka, Osijeku, Zagreb (ishin në Ligën e parë të asaj kohe), Dinamo e Vinkovcit, Goshk Jugu nga Dubrovniku, Shibeniku (në Ligën e Parë B), nga Sllovenia: Olimpia e Lubjanës (në Ligën e Parë) dhe Prishtina (Në ligën e Parë B). Nuk garuan në edicionin 1991-92 me klubet serbe dhe nga këtu gjithçka mori fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat