Iniesta: Chelsea është një ndër klubet më të mëdha në botë

Futboll

Iniesta: Chelsea është një ndër klubet më të mëdha në botë

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 13:23
Luis Enrique

Ish trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, është një ndër kandidatët kryesor për të zëvendësuar Antonio Conten te Chelsea, që pritet t’i thotë lamtumirë “Bluve të Londrës” gjatë verës.

Këtë ide e ka mbështetur edhe kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta.

“Enrique është trajner fantastik. Në Barcelonë, ai tregoi arritje të mëdha. Mendoj se mund të fitojë trofe në çdo klub, përfshirë edhe Chelsean”.

“Nuk do të ishte e lehtë, sepse Chelsea është një ndër klubet më të mëdha në botë. Por, kur shikoni rritjen e Enriques si trajner, atëherë mendoj se do të ishte e mundur çdo gjë edhe në Londër”.

“Premierliga është garë e vështirë, por, për mua, ai është në gjendje të menaxhojë klub anglez”, shtoi mes tjerash kapiteni i Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat