Pikë të mëdha për Gjilanin

Futboll

Pikë të mëdha për Gjilanin

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 16:06
Betim Haxhimusa

Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore si mysafire në ndeshjen përmbyllëse të javës së 19-të në Vala Superligë kundër Flamurtarit, që u zhvillua sot në kryeqytet, me rezultat 0:1. Deri te fitorja skuadra e  Gjilanit arriti me golin e shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes. Në fakt, ishte minuta e 93-të, kur Betim Haxhimusa shënoi me kokë pas harkimit të Armend Thaçit nga këndorja. Të dyja skuadrat bënë një paraqitje të mirë në një fushë të vështirë për lojë, e ku nuk munguan as rastet në të dyja anët, por goli erdhi vetëm pak sekonda para përfundimit të ndeshjes. Pas kësaj fitoreje Gjilani ngjitet në pozitën e gjashtë në renditje me 29 pikë, derisa Flamurtari mbetet në pozitën e parafundit, me 11 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat