Valverde: Ndeshje e vështirë me Chelsean, por do të mundohemi të kalojmë tutje

Futboll

Valverde: Ndeshje e vështirë me Chelsean, por do të mundohemi të kalojmë tutje

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 21:26
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se do të mundohen që të rrisin ritmin dhe shënimin e golave në Ligën e Kampionëve që nga ndeshja me Chelsean. 

Këtë sezon katalunasit nuk kanë arritur të shënojnë shumë gola si mysafir, siç jemi mësuar në të kaluarën.

“Këto janë statistikat që kemi dhe të japin idenë se sa e vështirë është konkurrenca. Nuk është vetëm këtë sezon, por edhe më parë”.

“Ne do të përpiqemi të shënojmë, ndërsa në të njëjtën kohë duhet ta dimë se sa i fortë është rivali”.

“Ata janë një ekip fizik që mbrohen mirë dhe mund të na shkaktojë probleme në kundërsulm. Nesër është një tjetër lojë dhe ne do të bëjmë atë që mundemi për të kaluar tutje”.

Çuditërisht Lionel Messi nuk ka arritur asnjëherë t’i shënojë Chelseat.

“Nuk jam i sigurt nëse duhet të llogarisim në këtë fakt, por e di se ndeshja e nesërme është e rëndësishme për të gjithë, për Messin, për mua dhe për të gjithë në Barcelonë”.

“Leo ndoshta nuk ka pasur fat kundër Chelseat, por kjo është një e kaluar”, ka thënë Valverde.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat