Lazio fiton pas tre humbjeve, zbret Interin në vendin e pestë

Futboll

Lazio fiton pas tre humbjeve, zbret Interin në vendin e pestë

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 22:46
Lazio-Verona

Lazio ka shënuar fitoren e parë pas tre humbjeve, duke mposhtur Veronan në Olimpico me rezultat 2:0

Skuadra e Lazios ka shënuar fitore prej 2:0 ndaj Veronas në kuadër të Serie A, duke ndalur ecurinë prej tre humbjeve radhazi.

Të dy golat në këtë takim i shënoi sulmuesi Ciro Immobile, i cili arriti në kuotën e 23 golave këtë sezon.

Pas kësaj fitoreje Lazio ngritët në pozitën e katërt më 49 pikë, një më shumë se sa Inter që bie në vendin e pestë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat