Asensio është ‘Rauli i ri’, por Zidane duhet t’i jap krah djaloshit që ai të fluturojë

Futboll

Asensio është ‘Rauli i ri’, por Zidane duhet t’i jap krah djaloshit që ai të fluturojë

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 00:23
Asensio, djaloshi i artë i Real Madridit (GettyImages)

Në vitet e para kur fillon të bëhesh një futbollist profesionist është thelbësore që të sigurosh një identitet dhe të fillojnë të të njohin. Të mësosh nga më të vjetrit është thelbësore në fillimet e një lojtari të ri. 

Ishte sezoni 1994/95, kur panë një Raul të ri që festonte golat e tij me një rrëshqitje me gju, dhe mbante një gisht në ajër, ashtu sikurse që bënte Amavisca.

Raul do të vazhdonte të ndikonte në një brez të tërë.

Aftësia e tij para portierit, por edhe këmbëngulja e tij për të dhënë gjithçka, e kthyen atë në hero madrilen.

Festa e tij, rrëshqitja e gjurit me një gisht në ajër, pastaj u quajt edhe ‘Raulismo’.

Legjenda e tij u krijua vit pas viti dhe nuk mendohej një ndeshje e Real Madridit pa Raulin. Ai nuk mendohej si zëvendësues asnjëherë.

Raul ishte kudo edhe në reklamat e Coca-Colas.

Marco Asensio ka gjithçka që të jetë Rauli i ri. Ai ka cilësinë, shënon gola, por ka edhe pamjen dhe rininë, e cila është më e rëndësishmja, shkruan Marca.

Ai sjell me vete të njëjtin sens të paparashikueshmërisë sikurse Raul.

Tani është e domosdoshme që Zinedine Zidane të tregojë besim në Asensio, siç bëri Jorge Valdano me Raulin.

Ai duhet të rrezikojë, duhet Asensios t’i jap kohën që e meriton të luajë, në mënyrë që ai të lulëzojë.

Zidane duhet të bëjë shtëpinë e Asensio në fushën e Santiago Bernabeu, dhe jo në stol.

Kjo është diçka që tifozët duan. Valdano i dha Raul krahët e tij, ai nuk i hoqi kurrë pastaj, dhe edhe Zidane duhet të bëjë të njëjtën gjë me Marco Asension.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat