Shkëndija mobilizohet dhe paralajmëron Vardarin

Futboll

Shkëndija mobilizohet dhe paralajmëron Vardarin

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 10:58
Ardian Cuculi

Skuadra e futbollit Shkëndija nga Tetova, lider në Maqedoni, vazhdojnë marshin e sigurtë, pasi të dielën mundën 0:3 Shkupin, ndërsa janë rikthyer në stërvitje për sfidën e radhës të mërkurën me Vardarin në kuadër të çerekfinales së Kupës. Fitorja e 16-të në këtë kampanjë çoi ekipin në kuotën e 50-të pikëve në renditje, duke u dhënë një shtytje të rradhës ambicieve për titullin e kampionit. Shkëndija edhe në këtë përballje u karakterizua me lojë kolektive, ashtu si gjatë gjithë këtij sezoni, mirëpo takimi mbetet i veçantë për mbrojtësin Ardian Cuculi.

30-të vjeçari vinte pas një pauze të gjatë shkaku i lëndimit të pësuar në testin e 21 janarit me Cyrihun në Antalia dhe dy-tre javët e kaluara ishte me terapi intenzive për rikuperim. Me Vardarin nuk u rrezikua dhe qëndroi në pankinë, ndërsa ishte ndër më të mirët me Shkupin kur përveç detyrave të suksesshme në fazën defensive pikërisht goli i tij në minutën e 33-të hapi rrugën drejt fitores bindëse 0:3.

Për Cuculin kjo ishte mënyra më e mirë e mundshme për tu rrikthyer në terren, ndërsa në një intervistë për kanalin e klubit flet për mënyrën si e përjetoi këtë periudhë, dedikimin për golin dhe ecurinë e skuadrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat