Pranë Interit

Futboll

Pranë Interit

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 12:26
Stefan de Vrij

Stefan de Vrij nuk do të rinovojë me Lazios, sikurse e rikonfirmoi edhe drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare, para ndeshjes me Veronën. Megjithatë e ardhmja e mbrojtësit holandez do të jetë po në Serinë A. Interi po punoj prej disa muajsh për ta bindur futbollistin, të cilit i ofron një ofertë 5-vjeçare me një pagë 4.2 milionë euro në sezon plus bonuset.

Në fakt, nuk është vetëm Interi që është hedhur në veprim për shërbimet e futbollistit. Në skenë është shfaqur edhe emri i Barcelonës, Chelsea i Antonio Contes apo edhe Atletico Madrid i Diego Simeones. Nuk duhet nënvlerësuar edhe Zeniti në kampionatin rus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat