Bonucci mendjen te Roma

Futboll

Bonucci mendjen te Roma

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 16:58
Lojtarët e Milanit

Milani përgatitet për takimin e kthimit në San Siro (me 22 shkurt, 21.05) kundër Ludogorets nga Bullgaria, edhe pse e pret me një komoditet, për faktin se takimin e parë e ka fituar me rezultat 3:0 dhe pothuajse janë të kualifikuar në të tetën e finales së Europa League. Përvep kësaj ndeshje, të dielën e fundjavës (20.45) Milani ka njërën nga sprovat më të vështira, sepse do të luajë në ‘Olimpico’ kundër Romës, në kuadër të javës së 26-të të kampionatit italian. Roma tani për tani mban vendin e tretë me 50 pikë, ka nëntë më shumë se Milani në pozitën e shtatë.  Futbollisti i Milanit, Leonardo Bonucci, ka thënë se sukseset e skuadrës po vijnë pas pasionit që tregon trajneri i tyre, Gennaro Gattuso. “Ne duhet të merremi me ndeshje një nga një. Tani do të fokusohemi në ndeshjen e dytë në Europa League me Ludogorets, pastaj do të shkojmë në Romë për të fituar”, tha Bonucci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat