Reali kërkon tri pikë për vend të tretë

Futboll

Reali kërkon tri pikë për vend të tretë

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 17:06
Zidane

Skuadra e Real Madridit mëton tri pikë për ta rrëmbyer vendin e tretë në kampionatin spanjoll. “Mbretërit” nesër (18.45) do të luajnë si mysafirë ndeshjen e mbetur me Leganesin. "Jam mirë këtu, do të vazhdoj të luftoj dhe do ta bëj këtë çdo ditë. Kjo është ajo që më ndihmon të jem më i fortë”, ka thënë Zidane, trajner i Realit.

Madrilenët renditen në vend të tretë me 45 pikë, një me pak se pozita e tretë Valencia, kurse Leganes është i 13-ti me 29 sosh pas 24 jave të luajtura deri me tash. “Do të luftoj për të qëndruar përgjithmonë këtu. Nëse do të vazhdojë të jem këtu, do t`jua them para përfundimit të sezonit. Pak para”, tha Zidane, i cili është optimist se do të kthehen me pikë të plota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat