Gabigol: Do të kthehem shpejtë në Inter

Futboll

Gabigol: Do të kthehem shpejtë në Inter

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 17:13
Gabriel Barbosa

Gabriel Barbosa i njohur si Gabigol shpreson se një ditë do të kthehet sërish te skuadra e Interit, ku kaloi një vit të dështuar

Sulmuesi brazilian, Gabigol u largua nga Inter verën e kaluar, fillimisht për t’u huazuar në Benfica e më pas për t’u kthyer te ish-skuadra Santos.

Ai në tre ndeshjet e para për skuadrën braziliane ka shënuar tre gola, duke treguar formë të lartë.

Me këto paraqitje Gabigol shpreson se do të kthehet sërish në Inter, me të cilën skuadër edhe ka kontratë.

“Kam mësuar shumë në Evropë, edhe pa luajtur futboll, si stili i jetesës, një gjuhë tjetër, por edhe kultura të ndryshme, duke qenë se kam bërë shumë miq nga shtete të ndryshme. Jam 21 vjeç dhe do të bëj shumë para-mbrapa, por shumë shpejt do të rikthehem te Interi, pasi kam një kontratë me zikaltrit”, u shpreh braziliani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat