Ëndërrojnë Championsin

Futboll

Ëndërrojnë Championsin

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 18:55
Lucas Moura

Skuadra e Tottenhamit mezi pret të luajë takimin e kthimit me Juventusin dhe të sigurojnë biletën për në çerekfinale e Champions Leagues, pasi që në Torino nxorën rezultat shumë të mirë, duke barazuar 2:2.

Prandaj, Tottenhamit edhe rezultati 0:0 po ashtu edhe 1:1 e dërgon me tutje, ndërsa Juves i duhet fitorja apo një barazim 3:3 që të shkojë më tej, sepse golat si mysafirë kanë vlerë më shumë. Futbollisti Lucas Moura ndjen se Tottenhami është në gjendje që të sfidojë për titullin e Champions league. Anësori e la PSG-në për Tottenhamin në janar pasi transferimet e Neymarit dhe Mbappes ja kufizuan minutazhin.

Besoj se për shkak se kemi shumë cilësi dhe strukturë të mirë, jam vërtet i impresionuar, ne mund të ëndërrojmë për Champions League”, tha Lucas Moura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat