Lojtari i Juves rrëfen trukimin e ndeshjes

Futboll

Lojtari i Juves rrëfen trukimin e ndeshjes

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 19:12
Douglas Costa

Për tifozët kundërshtarë në futbollin italian, Juventusi është një skuadër që nuk do të pastrohet asnjëherë nga njolla e trukimeve, sidomos pas skandalit të “Calciopoli”-t.

Si për t’i furnizuar ata ka menduar, ndoshta jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, edhe lojtari i bardhezinjve Douglas Costa, që ka pranuar trukimet në futboll, por kur luante në Brazil.

 

Douglas Costa foli për të kaluarën e tij në kampionatin brazilian, e në një intervistë për kanalin “Piljado”, anësori sulmues tregoi se kur luante me Gremion, skuadra humbi me dashje ndaj Flamengos, që t’i mohonte titullin Internacionalit.

“Ishim në fushë me ekipin e rezervave. Pas 45 minutash kishim shënuar një gol dhe ndeshja ishte barazim. Kur rinisi loja, na njoftuan se Internacionali do të shpallej kampion me këtë rezultat, ndaj bëmë ndryshime. Ishte e shëmtuar, por m’u desh të luaja që të mos fitonim”, tha Douglas Costa.

“Në fund, humbja 2:1 ndaj Flamengos na bëri të gjithëve të lumtur. Ishte normale që t’i bindeshim urdhrit për të humbur. Flamengo luftonte për titull dhe stadiumi ‘Maracana’ ishte plot. Nëse fitonim do të na vrisnin dhe do të ishte njollë për Gremion”, tha Douglas Costa në intervistën që po bën bujë, e që rikonfirmon paracaktimin e rezultateve jo vetëm nën ndikimin e rrjeteve të basteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat