Conte: Ishte gati ndeshje perfektë, kualifikimi është ende i hapur

Futboll

Conte: Ishte gati ndeshje perfektë, kualifikimi është ende i hapur

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 23:18
Antonio Conte

Antonio Conte beson se gara për kalim në çerekfinale të Ligës së Kampionëve është ende e hapur

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte thotë se skuadra e tij luajti gati një ndeshje perfektë kundër Barcelonës.

Italiani thotë se në gabimi e vetëm u ndëshkuan, por thotë se gara ende është e hapur.

“Kur luani kundër Barcelonës ju duhet të jeni perfekt. Ne e menaxhuam 9/10 dhe gabimi i vetëm ishte fatal, më vjen shumë keq”, tha fillimisht Conte pas ndeshjes.

“Rezultati e lë kualifikimin të hapur, por do ta kemi shumë të vështirë në Camp Nou”.

Ndeshja e kthimit në Camp Nou do të zhvillohet pas tre javësh. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat