Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, thotë se skuadra e tij luajti gati një ndeshje perfekte kundër Barcelonës.
Italiani thotë se nga një gabim i vetëm anglezët u ndëshkuan, por thotë se kualifikimi mbetet ende i hapur.
“Kur luan kundër Barcelonës duhet të jesh perfekt. Ne e menaxhuam lojën dhe gabimi i vetëm ishte fatal, më vjen shumë keq”, tha fillimisht Conte pas ndeshjes.
“Rezultati e lë kualifikimin të hapur, por do ta kemi shumë të vështirë në Camp Nou”.
Ndeshja e kthimit në Barcelonë do të zhvillohet pas tre javësh.