Pas nëntë ndeshjeve dhe 30 goditjeve në portë, Messi arriti t’i shënojë Chelseat

Futboll

Pas nëntë ndeshjeve dhe 30 goditjeve në portë, Messi arriti t’i shënojë Chelseat

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 00:15
Lionel Messi duke festuar golin ndaj Chelseat. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Një pasim i bukur nga Andres Iniesta në minutën e 75-të ka bërë që të heshtet Stamford Bridge, pasi  Lionel Messi la vulën e tij edhe në këtë stadium.

Ishte hera e parë e sulmuesit argjentinas që shënon ndaj Chelseat.

Ai kishte bërë njërën prej paraqitjeve më të mirë të tij në Ligën e Kampionëve në sezonin 2005/06, por nuk artriti ta shkruajë emrin në listën e realizatorëve.

U deshën nëntë ndeshje dhe 30 goditje në portë, që Messi të shënojë për herë të parë ndaj Chelseat.

Ai e festoi me pasion golin e tij, pasi ishte një çlirim  edhe nga presioni që kishte, pasi shumë shkrime ishin shkruar për të, për këtë problem të tij.

Goli i Messit mund ta dërgojë Barcelonën në çerekfinale, por edhe me një ndeshje kthyese, argjentinasi mund ta kthej në zakon shënimin e golave ndaj londinezëve.

Ndeshja u mbyll 1-1, pasi që Willian kishte shënuar paraprakisht, ndërsa pas tri javësh zhvillohet ndeshja kthyese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat