Spalletti bën analizën e sezonit: Notën 9 për pjesën e parë, 4 për të dytën

Futboll

Spalletti bën analizën e sezonit: Notën 9 për pjesën e parë, 4 për të dytën

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 10:34
Spalletti

Interi po kalon momentin më të keq që nga momenti që Luciano Spalletti mori drejtimin e skuadrës zikaltër dhe për këtë trajneri ka analizën e tij.

‘Është një moment jo i mirë për grupin dhe nuk mund të vendos gishtin mbi një emër të caktuar. Skuadra bëri mirë fazën përgatitore, bëmë një pjesë të parë të sezonit që e vlerësoj me notën 9 dhe po bëjmë një pjesë të dytë të sezonit që meritojmë vetëm 4”, tha trajneri i Interit.

Më tej italiani foli edhe për marrëdhënien e tij me Interin. “Kur je jashtë ke gjithnjë interesin për të kuptuar si shkojnë punët këtu. Pas 7 muajsh jam gati të them sërish po dhe të firmos përsëri me Interin. Do të thoja pa frikë po dhe me një P të madhe. Më vjen keq që tifozët po vuajnë këto rezultate, nuk e meritojnë”, tha Spalletti.

Pika më e dobët e lojës së Interit ka qenë mesfusha dhe Spalletti e shpërndaj përgjegjësinë: “Këta mesfushorë ishin dhe në pjesën e parë të sezonit që luajtën shkëlqyeshëm. është një rënie në tërësi e skuadrës. Perisiç nuk po kalon moment të mirë, por është futbollist që bën diferencën me veprimet e tij. Icardin nuk besoj se mund të largohet, pasi nuk i ka shumë qejf ndryshimet, pastaj i shkon më shumë kjo fanellë me vija. Rafinha ka cilësi të shkëlqyera dhe më pëlqen pasi të gjithë shokëve të skuadrës i drejtohet me fjalën ‘vëlla’ dhe pasimet ashtu i realizon”, u shpreh trajneri i Interit.

Sa i përket zërave që e shohin në pankinën e Italisë, Spalletti preferon Interin dhe sheh si më të përshtatshëm në atë pozicion trajnerin Carlo Ancelotti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat