Villarreal reagon pas akuzave ndaj Semedos

Futboll

Villarreal reagon pas akuzave ndaj Semedos

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 13:45
Ruben Semedo

Villarreal siguron se do të marrë të gjitha masat e duhura disiplinore, duke i respektuar rregullat me rigorozitet, në bazë të rëndësisë së çështjes.

Villarreal reagon përmes një komunikate për shtyp pas arrestimit të Ruben Semedo, me akuzën e heqjes së lirisë së një personi duke përdorur armë zjarri, si dhe për grabitje.

Klubi spanjoll shprehu të gjithë shqetësimin e tij lidhur me këtë çështje, duke nisur dhe një hetim për të kuptuar më mirë se çfarë ka ndodhur. Villarreal siguron se do të marrë të gjitha masat e duhura disiplinore, duke i respektuar rregullat me rigorozitet, në bazë të rëndësisë së çështjes.

Lojtari është arrestuar pasi u gjetën prova se ai kishte dhunuar një kalimtar duke i kërkuar dhe çelësat e shtëpisë për t’ia grabitur më pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat