Inter i dyfishon rrogën dhe i ofron një vend si titullar, ylli i Serisë A refuzon

Futboll

Inter i dyfishon rrogën dhe i ofron një vend si titullar, ylli i Serisë A refuzon

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 19:49
Luciano Spalletti

Stefan de Vrij duket se ka vendosur të largohet nga Seria A. Pasi është konfirmuar se verën e ardhshme do të largohet nga Lazio, është pothuajse e sigurt se në të ardhmen e tij nuk do të ketë një tjetër klub italian. As Inter, që ka bërë gjithçka është e mundur për të siguruar shërbimet e tij. Lojtari duket se ka zgjedhur Premier League dhe Manchester United të Jose Mourinho-s.

Në fakt, “Djajtë e Kuq” janë hedhur në sulm për mbrojtësin holandez pasi kanë mësuar se lojtari nuk do të rinovojë me Lazio-n. Një lajm ky që qarkullonte prej disa ditësh, por që është konfirmuar nga drejtuesit e bardhekaltërve.

Inter i ka dyfishuar rrogën që lojtari përfitonte te Lazio (2.5 milionë euro) duke i ofruar atij 4.9 në sezon dhe një kontratë 5-vjeçare. Por kjo nuk ka mjaftuar, me United që është gati t’i ofrojë 6 milionë. E vetmja kartë që mund të luajnë zikaltrit për ta bindur është duke i siguruar një vend si titullar, por këtë ai mund të arrijë edhe në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat