Manchester Utd baras me Sevillën, Roma mundet nga Shakhtari

Futboll

Manchester Utd baras me Sevillën, Roma mundet nga Shakhtari

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 22:40
Ilustrim

Sevilla dhe Manchester Utd u ndanë baras (0:0), në ndeshjen e parë të tetës së finales së Champions League në futboll. Te dyja skuadrat dhanë maksimumin, por sulmuesit qoftë të Sevillës qoftë të Manchester Utd, nuk u dëshmuan të shkathët dhe sfida përfundoi me rrjetat e paprekura.

Gjithçka mbetet e hapur për sfidën e kthimit në Old Trafford, një rezultat aspak i mirë për Sevillën, por jo edhe komod për Manchester Utd që drejtohet nga trajneri Jose Mourinho. Në takimin tjetër që u zhvillua në Kharkiv të Ukrainës, Shakhtar Donetski triumfoi me rezultat 2:1. 

Roma pati mundësi të kthehet me rezultat të favorshëm, por epërsia e hershme e saj nuk i dha forcë deri në fund. Në minutën e 41-të, Under shënoi për rezultatin 0:1, por gjithçka u përmbys në pjesën e dytë.

Ferreyra në minutën e 52-të dhe Fred në atë të 71-tën shënuan për fitoren e madhe të Shakhtar, e cila shkon me epërsi minimale për në Romë dhe me synime që të shkon me tej, por romakët me një fitore 1:0 do ta sigurojnë kalimin në çerekfinale.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat